Programi i trajnimit dhe praktikės nė kontabilitet


Trajnimet nė AFAS mbahen disa herė brenda vitit. Trajnimi mbahet 3 herë në javë me nga 2 orë shkollore. Si opcion trajnimi mund të ndiqet vetëm ditëve të shtuna me nga 6 orë.


Modulet që do të zhvillohen janë:

• Krijimi dhe kuptimi i pasqyrave financiare – Hap pas hapi
• Analiza e pasqyrave financiare
• Tatimet aplikative në Kosovë
• Pjesa praktike me softuer të kontabilitetit

Afati mbetet pėrherė i hapur, ndërsa ju fillimisht duhet të aplikoni online dhe të kryeni edhe pagesën sipas përshkrimit të cekur në poshtë. Trajnimet fillojnė me krijimin e grupeve.

Për kënd është i dizajnuar trajnimi?

Studentët
- Të diplomuar dhe atyre në prag të diplomimit të cilët do të kyçen në tregun e punës. Pasurimi i CV-së së tyre me një trajnim kualitativ është kërkesë nga punëdhënësit.
- Të gjithë studentët e tjerë të cilët dëshirojnë t'i zgjerojnë njohuritë e tyre në këto lëmi, dhe ata të cilët pas përfundimit të trajnimit e dëshirojnë një praktikë profesionale. Alokimi i studentëve më të suksesshëm gjatë trajnimit në një praktikë profesionale, është vlerë e shtuar e AFAS-it.

• Të punësuarit:
- Menaxherët dhe pronarët e bizneseve të cilët kanë nevojë ta njohin kontabilitetin, si gjuhë e biznesit.
- Të punësuarve në Financa dhe Kontabilitet të cilët kanë nevojë për zgjerimin e njohurive të tyre, si dhe të punësuarve të tjerë të cilët mëtojnë të kyçen në këtë lëmi.

Çmimi e trajnimit:
Çmimi total i trajnimit është 175€ dhe mund të paguhet edhe me dy pjesë:
100€ parapagim + 75€ në mes të trajnimit

Në çmim janë të përfshira: literatura për të gjitha modulet, materialet përcjellëse të cilat shpërndahen përgjatë trajnimeve, çertifikatat e pjesëmarrjes (participimit) dhe çertifikatat e suksesit. Pra, studentët nuk do të ngarkohen me asnjë shpenzim tjetër anësor.

Aplikoni online përmes kësaj vegëze (këtu):
http://afas-ks.com/aplikoonline.html

P.S. Për informata shtesë mos hezito të kontaktosh përmes kontakteve vijuese:
info@afas-ks.com; 044 700 556 ose 038 248 631


© 2013, AFAS Prishtinë ® Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.