Nga: Lirim Gashi

Jam Lirim Gashi  i diplomuar këtë vit në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin e Kontabilitetit.
Pas përfundimit të Fakultetit, e dija se më duhen njohuri shtesë praktike për të qenë më afër tregut të punës.
Me rekomandimet e shokëve regjistrova trajnimin në AFAS i cili më programin e vet ndërlidh në mënyrë profesionale pjesën teorike me atë praktike. Por unë isha shumë me fat, ngase në saje të rezultateve të treguara dhe me reko-

mandimet e këtij institucioni unë u punësova  në kompaninë “SEGMENT-AL”, në pozitën ”Mbështetës i punëve financiare”.
Kësisoj, i falenderoj përzemërsisht stafin e këtij institucioni, ngase fal tyre unë sot u punësova me të përfunduar fakultetin, pa pasur nevojë që t'i bashkangjitem rradhëve të gjata të punëkërkuesve.


•••

Nga: Shukrije Burrniku

Përshëndetje,

Jam Shukrije Burrniku, e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik (Menaxhment dhe Informatikë). Ndihem e privilegjuar të shkruaj për një Institucion lider siç është AFAS-i. Programin e trajnimit në AFAS e kisha ndjekur sa isha në vitin e dytë të studimeve, program ky i cili është udhëzuesi më i mirë i të kuptuarit dr-

ejt të botës së financave, mundësisë së kuptuarit të gjuhës së biznesit dhe arritjes së interpretimit të duhur financiar për marrjen e vendimeve me të cilat përballemi në botën e biznesit.

Për punën dhe shërbimin e tyre professional flet numri i madh i të punësuarëve që rrjedh nga ky program, ku në mesin e tyre jam unë dhe disa shokë / shoqe të gjeneratës sime, ngase njohuritë e marrura nga AFAS-i janë praktike dhe të duhura për nevojat e bizneseve.
Në AFAS kam takuar profesorë të mishëruar me punën e tyre të cilët studentët i kanë miq, dhe të cilët i gëzohen pafundësisht sukseseve të studentëve të tyre. Përmes AFAS-it tashmë jam punësuar dhe jam pjesë e kompanisë “Paradiso” në sektorin financiar, një ndër kompanitë më të njohura në sektorin e gurit dekorativ. Duke ju falenderuar për kohën, ju këshilloj që të merrni hapin e duhur në kohën e duhur, dhe këtë ta bëni së bashku me AFAS-in, mbështetësi i vetëm për të hyrë në tregun e punës në këtë kohë “punësimi”.

Shukrije Burrniku


•••

Nga: Fortesa Ibërhysaj

Jam Fortesa Iberhysaj, kam përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin: Banka, Financa dhe Kontabilitet. Një i/e sapo diplomuar në 2-3 vitet e para ka nevojë për eksperiencen, qasjen në tregun e punës, përvetësimin e aftësive dhe njohurive praktike dhe duke ditur se mënyra më efikase e të mësuarit realizohet kur teoria praktikohet në formën e duhur, këtë e kam gjetur pikërisht te AFAS.

Jo vetëm që me ka ndihmuar në zhvillimin tim profesional sa i përket aspektit financiar, po AFAS më ka ndihmuar sidomos në aspektin e punësimit. Sot me rekomandimin e AFAS-it, punoj në Departamentin e Administratës dhe Financave në "GREZDA" SH.P.K. Vlerësojë shumë respektin dhe mbështetjen që kam marrë nga AFAS dhe jam e kënaqur me të vërtetë kur shoh mënyrën se si u jepet respekt maksimal studentëve dhe si ekip profesional janë gjithmonë në dispozicion dhe të gatshëm për të na ndihmuar për çdo gjë që kemi nevojë.

Padyshim që rekomandimet e mija për këtë trajnim nuk ndalen asnjëherë. Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen tuaj dhe faleminderit që na keni bërë pjesë tuajën. Kjo do të thotë shumë!

Fortesa Ibërhysaj


•••

Nga: Erdita Gashi

Përshëndetje,
Jam Erdita Gashi, absolvente në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin: Banka, Financa dhe Kontabilitet. Oferta për regjistrimin në këtë trajnim me erdhi kur isha në perfundim të vitit të dytë të studimeve, të cilen ofertë e shfrytëzova menjëherë bazuar në fjalët e mira që kisha dëgjuar nga shumë gjenerata të mëparshme.
Trajnimi në AFAS përveç që më ka ndihmuar të zgjeroj njohuritë e mija në fushën financiare, më ka ndihmuar sidomos në aspektin e punësimit. AFAS më mundesoi kryerjen e praktikës së pari në Institucionin Financiar Jobankar “Lesna” sh.a. në mes të shume mundësive tjera, ndërsa pas përfundimit të praktikës, jam informuar vazhdimisht për oferta të ndryshme të punes dhe praktikës. Ndër to edhe praktikën me mundësi punësimi në kompaninë e auditimit KPMG - Dega në Kosovë, ku njëherit vazhdoj të jem e punësuar.

E falenderoj shumë AFAS-in që me stafin profesional, me ka mbështetur dhe motivuar vazhdimisht, e sidomos na ka kushtuar vëmendje të veçantë secilit prej pjesëmarrësve në trajnim. Përgjatë këtij trajnimi kam dhënë shumë nga vetja, por kjo nuk krahasohet me atë që kam marrë në kthim, duke mu hapur dyert drejt një bote të mundësive të shumta, të panjohur më parë nga ana ime. Rrjedhimisht, nuk do lodhem se rekomanduari AFAS-in për të gjithë personat e lidhur me fushën e biznesit, sidomos studentëve të interesuar të ndërmarrin një hap nga “bota e studimeve” drejt nje tregu të “egër” të punës.

Erdita Gashi, KPMG Audit

•••

Nga: Dafina Shkodra

Përshendetje,
Jam Dafina Shkodra nga Gjilani, Bachelor në Banka Financa dhe Kontabilitet. Unë kisha fatin e mirë që në përfundim të vitit të dytë akademik të studimeve të mia në Universietin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, në cilësinë e bursistes, të ftohem nga AFAS-i për të ndjekur trajnimet për modulet që programi i AFAS-it ofron.

Ishte ai program eksperienca e parë e garës për t’u kyçur në tregun e punës, sepse në bazë të rezultateve që arritëm të tregonim, AFAS-i sikur mua ashtu edhe kolegët e mi arriti të na vendosë nëpër punë praktike në institucione financiare. Në atë kohë unë mbarova praktikën në ProCredit Bank, eksperiencë e cila shumë shpejt na shërbeu për të mirë që të punësohemi në tregun kosovar të punës. Sot punoj në TEB SH.A. në pozitën e Analistes për Portfolion e Personave Fizik. Arsyeja pse vlerësoj fatmirësi në këtë ndodhi është fakti që në kuadër të moduleve të cilat ligjerohen në AFAS arrita të marrë njohuri shumë të vlefshme për Kontabilitetin, Analizën e Pasqyrave Financiare dhe Tatimet Aplikative. Po ashtu arrita të pajisem me diplomën përkatese të AFAS-it e cila vlerësohet dhe njihet nga të gjitha institucionet në vend.

Dafina SHKODRA
“TEB SH.A."

•••

Nga: Liridona Zahiti

Pёrshendetje,
Une quhem Liridona Zahiti, vij nga Vushtrria. Studimet i kam mbaruar nё Universitetin e Prishtinёs, nё drejtimin pёr Banka, Financa dhe Kontabilitet. Pёrveç shpёrblimit me bursё nga Universiteti i Prishtinёs si rezultat i notave tё shkёlqyeshme, gjithashtu jam shpёrblyer nga USAID pёr trajnimin nё ‘‘AFAS‘‘. Trajnimi qё e kam ndjekur nё AFAS ka pёrfshirё fushat nё:

a) Kontabilitet;
b) Analiza e Pasqyrave Financiare; si dhe
c) Tatime.

Pas pёrfudimit mё sukses tё provimeve tё sipёrpërmendura, vlen tё theksohet se pёrveç njohurive tё pёrfituara nga ky trajnim, AFAS mё ka mbёshtetur nё zbatimin e kёyre njohurive duke mё angazhuar nё punёn praktike nё kompaninë e sigurimeve „Iliria“ (pёriudhё dymojre). Nga ky angazhim, unё pёrfitova zhvillimin dhe zgjerimin e aftёsive nё zbatimin e njohurive nё praktikё pёr fushat financiare (pёrfshirё kёtu sektorin e sigurimeve). Më pas, me rekomandimet e AFAS-it u punësova në kompaninë e auditimit “BDO KOSOVA”, ku edhe sot punoj si Asistente e Kontabilitetit dhe Auditimit.

Andaj, mos hezitoni pёr trajnimet nё AFAS sepse kanё vlerё nё zhvillimin dhe promovimin e aftёsive tuaja nё tregun e punёs.

Liridona Zahiti
“BDO KOSOVA”


•••

Nga: Adonis Maksuti

Si një i posa diplomuar dhe pa përvojë pune, aplikova dhe morra pjesë në disa intervista pune. Duke marrë parasysh faktin e mungesës së përvojës në fushën e kontabilitetit nuk arrita të punësohem. Si rezultat, unë fillova të hulumtoj duke kërkuar për një trajnim që do të më ofronte aftësitë praktike dhe njohuritë e nevojshme në fushën e kontabilitetit. Kështu që, nga të gjitha trajnimet që i ofronte tregu unë zgjodha AFAS-in.

U përcaktova për këtë trajnim duke u bazuar në sugjerimet dhe përvojat pozitive që kishin disa nga studentët dhe shokët e mi.
Gjatë trajnimit tim, mënyra e ligjerimit dhe shembujt e ofruara nga AFAS-i ishin të dobishme dhe më bëri të mendoj edhe më larg dhe t’i zgjeroj njohuritë e mia në këtë fushë. Mënyra e ligjërimit ishte e thjeshtë, atraktive dhe shumë e qartë, ku konceptet e vështira bëheshin shumë të lehta për t'u kuptuar. Pas mbarimit të trajnimit, unë personalisht kam ndjerë se kisha përfituar njohuri të mjaftueshme për të filluar me karierën e kontabilitetit, njohuri dhe aftësi praktike për t’i zbatuar në mjediset e punës reale.
Jo vetëm që kam gjetur një program shumë informativ, interesant dhe të kënaqshëm, por, në fund të ditës, kualifikimin që e fitova nga AFAS-i më bëri të dal nga pozita që kisha dhe për fat të mirë përmes AFAS-it u punësova dhe kam qenë duke punuar në mënyrë efektive në Auditimin e Brendshëm për 7 vite radhazi. Unë jam shumë i lumtur me vendimin tim për të marrë trajnim të kontabilitetit me AFAS-in dhe do t’a rekomandoja për këdo që dëshiron të fitoj përvojë punë dhe të filloj karierë në kontabilitet.

Adonis Maksuti
Auditor i Brendshëm
adonismaksuti@yahoo.com

•••

Nga: Nora Muhaxheri

Kam kënaqesinë të shkruaj për ju ...
Une isha pjesë e programit të trajnimeve të AFAS-it, trajnime të shkëlqyeshme për një karrierë të suksesshme të cilat rezultuan me punësimin tim në një ndër institucionet më të mëdha financiare në vend. Ishte trajnim tejet profesional në fushën e financave me ligjërues të jashtëzakonshëm.
Mesazhi im për të gjithë të rinjtë do të ishte të ndjekin trajnime të AFAS-it në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë e sigurtë.

Nora Muhaxheri
muhaxheri.nora@gmail.com

•••

Nga: Arditë Kastrati

Përshëndetje,
Konsideroj se vendimi për të ndjekur trajnimet në AFAS ka qenë një ndër veprimet më të rëndësishme në jetën time, e cila i dha drejtim karrierës sime profesionale. Pas trajnimit të dizajnuara për nevoja të tregut dhe kryerjes së tij me sukses në AFAS, me ndihmën e tyre jam punësuar në kompaninë “Interex”.

Jam e bindur që duke qenë pjesë e AFAS-it, përveç përgatitjes profesionale dhe praktike në kontalibilet, ju ofrohen shumë mundësi punësimi.

Arditë Kastrati
INTEREX Kosovo


•••

Nga: Kaltrina Kadriu

AFAS, është një mundësi më shumë për edukimin dhe zhvillimin e financierëve të rinjë.
Ajo që më ka bërë përshtypje gjatë trajnimit, është hapsira e mjaftueshme që iu ipet pjesmarrësve për të mësuar dhe shtjelluar qështjet më komplekse”.

Kaltrina Kadriu
Senior/Accountant/
Grant Thornton

 


•••

E këto opinione nuk kanë të ndalur ...


© 2013, AFAS Prishtinë ® Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.