Kur filluam me trajnime dhe konsulencë kontabiliteti në vitin 1993, ne ishim të vendosur që klientët tanë të ndaheshin të kënaqur me shërbimet tona. Kjo besueshmëri u kalit nëpër vite, duke na ndihmuar që së bashku me klentët tanë të rritemi dhe zhvillohemi.

Sot në AFAS, ne jemi krenarë me reputacionin dhe të arriturat tona. Gjurmëve të 14 studentëve të parë në vitin 1993, shkuan mijëra të tjerë më pas….

Ne jemi shumë të lumtur që kemi arritur të bëhemi lider në fushën e Kontabilitetit dhe Financave. Kur flitet për trajnime dhe këshilla të kontabilitetit mendja e parë që një personi i bie ndërmend është AFAS-i. Kjo është bërë me shumë mund dhe sakrificë, me një çasje shumë të sinqertë ndaj klientëve tanë dhe ofrim të shërbimeve kualitative me kohë.

Lista e gjatë e klientëve tanë është testament i gjallë i suksesit. Sot ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh cilësore, kurse raporti ynë i ndërtuar me klientë është interaktiv dhe shumë miqësor.

Hamza GASHI

_____________
Drejtor


© 2013, AFAS Prishtinë ® Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.